Real Madrid hedh poshtë mundësinë e një rikthimi të Ronaldos
Cristiano Ronaldo mund të dëshirojë të kthehet në Real Madrid, por drejtorët e Santiago Bernabeu nuk po e mendojnë atë skenar.
Sport
Që nga kthimi në kryeqytetin spanjoll për një vizitë në mars të vitit 2020, Ronaldo ka konsideruar një rikthim dhe, pas tre vitesh rresht zhgënjimi në Ligën e Kampionëve me Juventusin, ai do të dëshironte të kthehej në klubin ku ngriti këtë trofe katër herë, transmeton lajmi.net.
Jorge Mendes zyrtarisht i ofroi Ronaldon klubit madrilien disa javë më parë, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.
Megjithatë, një dalje nga Juventusi nuk do të jetë e lehtë dhe Real Madrid nuk është një pikë uljeje në këtë kohë.
Los Blancos janë duke llogaritur çdo euro dhe po kujdesen për financat e tyre, pasi do të përpiqen të nënshkruajnë talentë të rinj dhe në zhvillim si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland./Lajmi.net/