Real Madrid gjen pasuesin e Lucas Vazquezit

Jorge de Frutos shihet si alternativë e Lucas Vazquez, nëse ky i fundit nuk do ta rinovojë kontratën me Real Madridin.

Sport

18/03/2021 14:34

De Frutos ishte në akademinë e klubit spanjoll dhe momentalisht pjesë e Levante, përcjellë lajmi.net.

Gjiganti spanjoll besojnë se është lojtari ideal për të zëvendësuar Vazquezin, që pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Reali nuk ka ndonjë klauzolë riblerje për lojtarin, por janë të gatshëm të paguajnë çdo vlerë që e kërkon Levante

Këtë edicion, De Frutos ka shënuar tri gola dhe dhuruar tetë asistime, derisa kërkohet edhe nga Sevilla./Lajmi.net/