Real Madrid e gatshme të ofrojë 150 milionë euro për Mbappen

Gjiganti spanjoll vazhdon të insistojë në transferimin e Kylian Mbappe.

Sport

14/08/2021 17:07

Mbappe është lidhur prej kohësh me një kalim te Real Madridi, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘AS’, klubi spanjoll është i gatshëm të ofrojë 150 milionë euro për ta sjellur në ekip yllin e ‘Parisienëve’.

“Los Blancos” e shohin sulmuesin si futbollist të së ardhmes, dhe besojnë shumë në potencialin e tij që mund të bëhet më i miri në botë së shpejti.

Në anën tjetër francezi ka kontratë me PSG-në deri më qershor të vitit 2022.

20-vjeçari, ka shprehur dëshirën e tij të kaloj te ‘Mbretërit’ megjithatë transferimi i Leo Messit në Francë mund të bëjë që ai të ndryshojë mendje. /Lajmi.net/