Real Madrid do të kërkojë sulmues gjatë këtij afati kalimtar

Skuadra e Real Madrid është e interesuar për të nënshkruar me një sulmues gjatë afatit kalimtar veror.

Sport

10/05/2022 16:14

Sulmuesi i ardhshëm pritet të jetë një zëvendësues i Karim Benzema i cili është i pa konkurrencë në majën e sulmit.

Përkundër që francezi ka disa kolegë brenda këtij reparti, ai vazhdon të jetë zgjidhja e parë dhe pothuajse e vetme në skuadrën e Carlo Ancelottit.

Ende nuk dihet se cili është sulmuesi që do të “peshkohet” nga madrilienët, por ajo që dihet tashmë është interesimi që “Mbretërit” do ta kenë për një sulmues qendror. /Lajmi.net/