Real Madrid do të jetë pa lojtarin kryesor në ndeshjen e kthimit ndaj Atalanta

Edhe pse Los Blancos patën shumë vështirësi që ta fitonin ndeshjen ndaj Atalantës, në fund dolën fitues pas golit të Ferland Mendy.

Sport

25/02/2021 09:50

Gjatë ksaj ndeshje, Casemiro, u ndëshkua me kartonin e verdhë ku akumuloi numrin e kartonëve për t’u pezulluar për një ndeshje, shkruan lajmi.net.

Nga të gjithë lojtarët, braziliani ishte i vetmi në rrezik për t’u dënuar dhe në fund mori kartonin e verdhë pasi bëri një ndërhyrje në Duvan Zapatan.

Në qoftë se kthehet në kohë, Ernesto Valverde mund ta zëvendësojë atë.

Ndeshja e kthimit mes dy klubeve do të luhet më 16 mars në Santiago Bernabeu./Lajmi.net/