Real Madrid do ta shesë Varanen, nëse lojtari nuk e plotëson këtë kusht

Kohëve të fundit është raportuar se qendërmbrojtësi Raphael Varane ka ndryshuar agjentët dhe ndoshta do konsiderojë largimin.

Sport

09/02/2021 08:21

Francezi është i padiskutueshëm te “Los Blancos” që sa vite në krah pranë kapitenit Sergio Ramos, përcjellë lajmi.net.

Sipas Marca, gjiganti spanjoll do e konsiderojë largimin e Varanes, nëse ky i fundit nuk vendos ta rinovojë kontratën.

Kontrata momentale i skadon në vitin 2022 dhe që sa vite kërkohet nga klubet e mëdha të Premierligës, si Manchester City dhe United.

Në rast që do jetë në shitje, Reali shpreson ta shesë fituesin e Kupës së Botës në vlerën 50 milionë euro./Lajmi.net/