Real Madrid dhe Manchester City favoritët për të nënshkruar me Erling Haaland

Dy gjigantët evropianë Real Madrid dhe Manchester City janë favoritët për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Sport

07/03/2022 12:01

Haaland momentalisht është njëri nga lojtarët më të kërkuar në treg.

Sipas gazetarit të ’Athletic’, David Ornstein Real Madridi dhe Manchester Ciy janë favoritët kryesor për të nënshkruar me norvegjezin Haaland, transmeton lajmi.net.

Madridi këtë vit e duan Mbappen në ‘Bernabeu’, ndërsa Haaland në vitin e ardhshëm. Për shkak të garës së madhe për lojtarin, ”Mbretërit’ do shkojnë pas tij edhe këtë vit.

Manchester City gjithashtu e duan sulmuesin në ekip gjatë këtij sezoni.

Sipas gazetarit, Haaland pritet të marrë vendimin e tij për të ardhmen javët e ardhshme. /Lajmi.net/