Real Madrid dhe Man City në garë për talentin anglez

Real Madrid dhe Manchester City janë të interesuara për mesfushorin e Leeds Unitedit, Kalvin Phillips.

Sport

16/06/2021 11:01

Phillips që u promovua me Leeds edicionin e kaluar në Premierligë, ka fituar formacionin bazë te Kombëtarja e Anglisë si rezultat i përformancave të shkëlqyera, transmeton lajmi.net.

Sipas Todo Fichajes, interesim për Phillips kanë treguar dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe Manchester City.

Leeds nuk do jetë i hapur ta lejojë anglezin të largohet, por në rast që ka ndonjë ofertë konkrete, atëherë ndoshta mund të realizohet marrëveshja.

Transfermarkt raporton Philipps ka kontratë deri në vitin 2024, andaj Leeds do kenë një përparësi.

Ende nuk dihet sa do jetë vlera që Leeds kërkon për talentin./Lajmi.net/