Real Madrid dhe AC Milan afër të mbyllin marrëveshjen për Diaz

Sulmuesi Brahim Diaz është shumë pranë rikthimit te AC Milan.

Sport

15/07/2021 17:59

21-vjeçari e di se do ta këtë të vështirë të luajë te Real Madrid këtë edicion, andaj klubi madrilen është në negociata me Milanin që të rikthehet në Itali, opsioni i vetëm që e konsideron ndihmë për karrierë, transmeton lajmi.net.

Sipas AS, Reali ia ka bërë të qartë Milanit, kërkon që spanjolli të luajë rregullisht, por nuk duan ta lejojnë t’iu ik nga duart.

Milan është duke kërkuar të shtohet opsioni me mundësi blerje, gjë që është e mundur, por nuk i pëlqen as lojtarit e as Realit.

Zgjedhja mes dy klubeve thuhet se është huazimi për dy vite, që mund të mbyllet brenda orëve të ardhshme.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli gjithmonë ka thënë se e ka prioritet qëndrimin e Brahim, që ka shënuar shtatë gola dhe dhuruar katër asistime./Lajmi.net/