Real Madrid dëshiron të rinovojë edhe për një vit me Modricin

Real Madrid planifikon të rinovojë kontratën e mesfushorit Luka Modric edhe për një vit.

Sport

08/12/2021 15:22

Kontrata e kroatit skadon në verë dhe mbetet lojtar kyç te gjiganti madrilen, duke kontribuar me pesë asistime në 17 paraqitje këtë sezon nën urdhrat e Carlo Ancelottit, transmeton lajmi.net.

36-vjeçari ka qenë i lidhur me kalimin te Manchester Cit dhe ka pasur sugjerime që është duke konsideruar rikthimin në Premierligë para sezonit 2022/23.

Sidoqoftë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano thotë se lideri i La Ligas është gati t’ia vazhdojë kontratën mesfushorit deri në qershorin e vitit 2023.

Romano thotë se Ancelotti dhe bordi i Realit e konsiderojnë Modricin si ndër yjet e skuadrës, pavarësisht moshës që ka mbushur.

Kroati ka zhvilluar 408 paraqitje për “Los Blancos” që nga arritja nga Tottenham në vitin 2012, duke fituar dy tituj të La Liga-s, një Kupë të Mbretit dhe katër herë Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/