Real Madrid bëhet klubi i parë që arrin 100 ndeshje në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve

Real Madrid u bë skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka arritur të luajë 100 ndeshje në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve pas ndeshjes ndaj Atalanta.

Sport

25/02/2021 10:07

13 herë kampionët e Evropës kanë kaluar në fazën e grupeve në të gjitha 25 edicionet e tyre në Ligën e Kampionëve- një dallim unik me klubet e tjera.

Nga 100 ndeshjet e luajtura, Los Blancos kanë një përqindje prej 68% të fitoreve, duke mos humbur asnjë finale në të cilën kanë marrë pjesë, transmeton lajmi.net.

Njëra nga ndeshjet me më së shumti gola ishte ajo e vitit 2013/14 në fazën e 16 të finales, duke fituar 9-2.

Më poshtë mund t’i shihni edhe statistikat e disa prej klubeve më të suksesshëm në Ligën e Kampionëve:

/Lajmi.net/