Reagon presidenti i UEFA-s pas largimit të Man City nga Superliga

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka reaguar pas largimit të Manchester Cityt nga Superliga e re.

Sport

20/04/2021 22:39

Ai ka thënë se ndjehet i kënaqur për largimin e Man Cityt nga kjo ligë dhe madje i ka uruar ‘rikthimin’ në familjen evropiane të futbollit, përcjell lajmi.net.

Ceferin: «Unë jam i kënaqur të mirëpres Manchester City përsëri në familjen evropiane të futbollit. Ata kanë treguar inteligjencë të madhe në dëgjimin e shumë zërave për një largim të tillë- më së shumti tifozëve të tyre”, ka thënë ai.

Tutje, presidenti i UEFA-s ka lavdëruar klubin e Man Cityt dhe është shprehur kështu: “Jam i lumtur që do të punojë me ta në të ardhmen”.

Klube të shumta evropiane raportohet të jenë larguar nga Superliga, mirëpo vetëm Man City është deklaruar zyrtarisht./Lajmi.net/