Reagon Delawie: Ideja për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale, e tmerrshme!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë iniciativë për të mbledhur nënshkrimet që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në fillim të javës që vjen për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Lajme

22/12/2017 16:35

 

Për këtë lajm ka reaguar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka thënë se kjo ide mund ta izolojë Kosovën dhe është një ide e tmerrshme, raporton lajmi.net.

“Ideja për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund të izolojë globalisht #Kosovën. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka shkruar Delawie në rrjetin social Twitter. /Lajmi.net/