Reagon Ancelotti
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka reaguar për fishkëllimat e tifozëve të skuadrës së tij, duke thënë se ato ishin plotësisht të merituara, pas ndeshjes së turpshme që Los Blancos e zhvilluan kundër Schalkes.

Sport
Lojtarët e Realit janë fishkëllyer nga tifozët e tyre pas takimit, ndërsa një gjë e tillë ka qenë plotësisht e drejtë sipas trajnerit Ancelotti.
“Kështu nuk do të shkojmë larg. Nuk kam shumë çka të them për këtë ndeshje. Ndeshja nuk shkoi sipas planit”, tha Ancelotti pas takimit.
“Reagimi i tifozëve është i natyrshëm. Jemi të parët që e pranojmë kur nuk luajmë mirë dhe vërshëllimat janë të merituara”, përfundoi italiani.