Rasti tragjik në Klinë: Dyshohet se ish-futbollisti i Dukagjinit vrau vëllain pas një mosmarrëveshjeje
Faruk Isufi nga Klina ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Bokshiq. Për vrasjen dyshohet vëllai i tij, Jetmiri Isufi, ish-futbollist i KF Dukagjinit, pas një mosmarrëveshjeje verbale. Tanimë, lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Pejë, nga ku është njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe se i…
Lajme
Faruk Isufi nga Klina ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Bokshiq.
Për vrasjen dyshohet vëllai i tij, Jetmiri Isufi, ish-futbollist i KF Dukagjinit, pas një mosmarrëveshjeje verbale.
Tanimë, lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Pejë, nga ku është njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe se i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
‘’ Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Nga prokuroria bëhet e ditur edhe se, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, të cilët kanë sekuestruar armën e cila dyshohet që është përdorur në rast dhe prova të tjera relevante.