Rasti “Kamenica”, ku i nisi Vetëvendosje, shkeljet kushtetuese?
Gjurmët e shkeljes së Kushtetutës i kanë një mbi një. Veçse në vargun e mosrespektimit të aktit më të lartë në vend nga Qeveria Kurti, ndër të parat prin një që, sipas thënieve popullore, duket se e kishte ngrehur këmbën zvarrë. Shkelja e konstatuar në 2022-tën, e bërë nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke…

Lajme
Gjurmët e shkeljes së Kushtetutës i kanë një mbi një.
Veçse në vargun e mosrespektimit të aktit më të lartë në vend nga Qeveria Kurti, ndër të parat prin një që, sipas thënieve popullore, duket se e kishte ngrehur këmbën zvarrë.
Shkelja e konstatuar në 2022-tën, e bërë nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim nga nismëtari i saj, Qëndron Kastrati, llogaritet që vuri në pah fytyrën e vërtetë të pushtetit.
Çështja, që pati përfunduar në Kushtetuese, thotë se ende mbetet në organet e drejtësisë, ndërsa tash, kur ky sërish synon të bëhet udhëheqës komune, është i sigurt se kësaj radhe një qasje e tillë me shkelje më nuk do të kalojë tek votuesit.
Kastrati, përveç nivelit qendror, ka kritika e madje akuza jo të lehta edhe për pushtetin lokal, i cili njësoj udhëhiqet nga Vetëvendosje, prirë prej Kadri Rahimajt.
Kandidati i Partisë Socialdemokrate në përballjen e 12 tetorit do të jetë sërish përballë Rahimajt të Vetëvendosjes, krahas Jona Arifit të PDK-së, Shaip Surdullit të LDK-së dhe Faton Jakupit të AAK-së.