Rasti i Arlinda Zekajt: Jeton Sylaj sillet nën masa të rrepta sigurie në Gjykatë, seanca mbahet e mbyllur

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, është sjellë në Gjykatën Themelore në Pejë nga pjesëtarët e Njësisë Speciale FIT, nën masa të shtuara sigurie. Sot pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Sylajt, i cili akuzohet për kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arlindës, tashmë të ndjerë. Seanca gjyqësore do të zhvillohet me dyer të mbyllura për…

Lajme

12/11/2026 12:02

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, është sjellë në Gjykatën Themelore në Pejë nga pjesëtarët e Njësisë Speciale FIT, nën masa të shtuara sigurie.

Sot pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Sylajt, i cili akuzohet për kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arlindës, tashmë të ndjerë.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet me dyer të mbyllura për publikun, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë. Vendimi është arsyetuar me nevojën për mbrojtjen e jetës personale dhe familjare të personave të përfshirë në procedurë, veçanërisht të fëmijës së mitur.

Ndaj Jeton Sylajt, Prokuroria ka ngritur aktakuzë më 23 tetor 2026, nën dyshimet për kanosje në kuadër të marrëdhënies familjare.

Ndërkaq, Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa për vrasjen e saj dyshohet kunati, Albert Sylaj.

Seanca e sotme zhvillohet pa praninë e mediave dhe publikut. /Lajmi.net/

Për më shumë ndiqni videon e plotë: