Ekspertë evropianë diskutojnë në Kosovë sfidat dhe mundësitë e zhvillimit profesional të mësimdhënësve
Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) ka organizuar konferencën vjetore të Konsorciumit të Institucioneve për Zhvillim dhe Hulumtim në Arsim në Evropë (CIDREE), e cila këtë vit i kushtohet temës: “Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve gjatë Shërbimit – Praktikat Aktuale, Sfidat, Trendet dhe Mundësitë”. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, ekspertë të fushës së arsimit,…
Lajme
Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) ka organizuar konferencën vjetore të Konsorciumit të Institucioneve për Zhvillim dhe Hulumtim në Arsim në Evropë (CIDREE), e cila këtë vit i kushtohet temës: “Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve gjatë Shërbimit – Praktikat Aktuale, Sfidat, Trendet dhe Mundësitë”.
Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, ekspertë të fushës së arsimit, studiues dhe profesionistë nga vende të ndryshme evropiane, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe diskutimit mbi zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku ishte në agjendë që do të merrte pjesë, por tani ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të seancës plenare që do të mbahet në orën 10:00.
Përmes kësaj konference synohet të trajtohen praktikat aktuale, sfidat dhe trendet në zhvillimin profesional gjatë shërbimit, si dhe të identifikohen mundësi të reja për bashkëpunim dhe përmirësim të vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve.