Musliu kritikon Kurtin dhe ministrat për mungesa në seanca të Kuvendit: Nga 42 pyetje parlamentare, vetëm 18 morën përgjigje nga Qeveria

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka mbetur përsëri pa i parashtruar pyetjen e saj parlamentare kryeministrit Albin Kurti, për shkak se i njëjti ndodhet në Dublin për vizitë zyrtare. Ajo ka thënë se sot ai është jashtë vendit, por në seancën e javës së kaluar ka qenë duke u shetitur në Pallatin e Rinisë ndërsa…

Lajme

12/11/2026 11:58

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka mbetur përsëri pa i parashtruar pyetjen e saj parlamentare kryeministrit Albin Kurti, për shkak se i njëjti ndodhet në Dublin për vizitë zyrtare.

Ajo ka thënë se sot ai është jashtë vendit, por në seancën e javës së kaluar ka qenë duke u shetitur në Pallatin e Rinisë ndërsa nuk ka shkuar në seancë.

“Po dua ta përmend një detaj nga raportet e OJQ-ve që përcjellin punën e Kuvendit, se kanë evidentuar që nga 42 pyetje parlamentare, vetëm 18 pyetje kanë arrit të marrin përgjigje në Kuvendin e Kosovës. që do të thotë as 50% të pyetjeve të parashtruara nuk kanë arrit me marr përgjigjen nga kabineti qeveritar. Kjo është joserioze, e papranueshme se e dëmton kontrollin demokratik parlamentar të Qeverisë. Është mirë që ju si kryetare e Kuvendit të kërkoni më shumë llogari nga Qeveria që të jenë më shumë prezent këtu”, ka thënë Musliu. /Lajmi.net/