Rashiq: Serbët e Kosovës viktima në dialog
Deputet serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se dialogu me Serbinë nuk duhet të ndërpritet pasi kjo do të bllokonte gjërat edhe më shumë. Ai ka thënë se Serbët e Kosovës janë viktimë e dialogut.
Lajme
“E ndjej dhimbjen tuaj mirëpo nuk është duke u bërë mjaftueshëm nga të dy anët që të kuptojmë njeri-tjetrin. Procesi i dialogut është diçka që do të zgjasë edhe më tej. Pajtohem se marrëdhëniet me serbët janë më komplekse se ishin dje… ne serbët e Kosovës nuk e kemi një trajtim të barabartë në dialog, gjithmonë jemi viktima”, ka thënë Rashiq.
Këto deklarata ai ka dhënë në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës”. /Lajmi.net/