Rashica ia bën një premtim të madh drejtorit të “O Sa Mirë” (FOTO)

Milot Rashica ka zgjedhur Kosovën për të pushuar pas përfundimit të sezonit në Holandë.

Sport

26/05/2017 21:41

Ylli i Vitesse, po qëndron në Kosovë, deri në grumbullimin te Përfaqësuesja për ndeshjen me Tuqinë, që më 11 qershor zhvillohet në ‘Loro Boriçi’.

Rashica, sot është takuar me aktorin e njohur të ‘O Sa Mirë’, ‘drejtorin’ Jeton Zogiani.

Zogiani në Instagram ka publikuar një fotografi nga takimi me yllin e Kosovës, i cili edhe ia ka premtuar një gol ndaj Turqisë.

“M’tha tybe një gol për ty kam me ja dhanë Turqisë”, ka shkruar Zogiani në Instagram./Lajmi.net/