Raportoi se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje, policia e arreston si të dyshuar për vrasje

Arrestohet një person, dyshohet se e ka vrarë gjyshin e tij.

Lajme

17/01/2021 09:53

Një person është arrestuar të premten në Novobërdë pasi dyshohet se e ka vrarë gjyshin e tij. Ai fillimisht kishte njoftuar policin duke thënë se gjyshi i tij ka kryer vetëvrasje.

Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë. Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar dhe është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/