Raportohet se Jeton Sylaj kishte telefonin në dispozicion edhe gjatë ndalimit policor, dyshohet se përmes kamerave pa pamjet e vrasjes së Arlindës

Informacionet se Policia në Pejë dyshohet se ka parë pamjet e vrasjes së Arlinda Zekajt në telefonin e Jeton Sylajt, i cili ishte ndaluar për 48 orë, kanë ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën se si është zbuluar rasti. Sipas raportimeve, Jeton Sylaj kishte pasur qasje përmes telefonit në kamerat e sigurisë së shtëpisë, edhe gjatë…

Lajme

01/11/2026 12:32

Informacionet se Policia në Pejë dyshohet se ka parë pamjet e vrasjes së Arlinda Zekajt në telefonin e Jeton Sylajt, i cili ishte ndaluar për 48 orë, kanë ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën se si është zbuluar rasti.

Sipas raportimeve, Jeton Sylaj kishte pasur qasje përmes telefonit në kamerat e sigurisë së shtëpisë, edhe gjatë kohës kur ishte i ndaluar nga Policia.

Kjo ka ngritur pikëpyetje se si Policia u njoftua për vrasjen e Arlindës dhe kush e bëri thirrjen e parë për ta raportuar rastin.

Një tjetër çështje që kërkon përgjigje është nëse zyrtarët policorë kanë parë pamjet e vrasjes përmes telefonit të Jeton Sylajt dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur kjo.

Deri më tani, këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Lajmi.net do të kërkojë përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me mënyrën e njoftimit dhe veprimet e ndërmarra në këtë rast.