Raportohet se një foshnjë e vdekur është gjetur brenda një qeseje të zeze, afër një deponie mbeturinash në Matiqan
Një rast shumë i rëndë raportohet të ketë ndodhur në lagjen Matiqan i Prishtinës. Siç ka raportuar Sinjali, një foshnjë është gjetur brenda një qeseje të zezë, afër një deponie mbeturinash. Sipas burimeve të Sinjalit nga Prokuroria, në momentin që qytetari është afruar, ka zbuluar se në të vërtetë brenda qeses ndodhej një foshnje e…

Lajme
Një rast shumë i rëndë raportohet të ketë ndodhur në lagjen Matiqan i Prishtinës.
Siç ka raportuar Sinjali, një foshnjë është gjetur brenda një qeseje të zezë, afër një deponie mbeturinash.
Sipas burimeve të Sinjalit nga Prokuroria, në momentin që qytetari është afruar, ka zbuluar se në të vërtetë brenda qeses ndodhej një foshnje e porsalindur, pa shenja jete, e braktisur në mënyrë të tmerrshme.
Menjëherë është kërkuar ndihma mjekësore dhe njësia emergjente është thirrur për të dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që autoritetet përkatëse janë parë në vendin e ngjarjes, duke nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.
Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk janë deklaruar në lidhje me rastin. /Lajmi.net/