Raportohet se Irani po përgatitet për sulm ndaj Izraelit, vendos ushtrinë në gatishmëri të lartë

Izraeli dhe SHBA përgatiten për një hakmarrje ‘të rëndësishme’ ndaj sulmit të supozuar të IDF (Forcave të Mbrojtjes të Izraelit) që vrau 7 anëtarë të IRGC-së (Gardës Revolucionare Islamike), përfshirë gjeneralë; CBS thotë se Teherani mund të sulmojë me një mori dronësh shpërthyes. Irani thuhet se i ka vënë forcat e tij ushtarake në “gadishmëri…

Bota

06/04/2024 10:38

Izraeli dhe SHBA përgatiten për një hakmarrje ‘të rëndësishme’ ndaj sulmit të supozuar të IDF (Forcave të Mbrojtjes të Izraelit) që vrau 7 anëtarë të IRGC-së (Gardës Revolucionare Islamike), përfshirë gjeneralë; CBS thotë se Teherani mund të sulmojë me një mori dronësh shpërthyes.

Irani thuhet se i ka vënë forcat e tij ushtarake në “gadishmëri të plotë të lartë”, pasi zotohet të hakmerret për një sulm të supozuar izraelit të hënën që vrau një komandant të lartë iranian në Siri dhe disa anëtarë të tjerë të Gardës Revolucionare Islamike.

Dy zyrtarë iranianë të cituar të premten nga The New York Times thanë se Irani ka marrë një vendim për të sulmuar drejtpërdrejt Izraelin, në një lëvizje që synon të krijojë parandalim.

Ndërkohë, një zyrtar amerikan tha se Shtetet e Bashkuara ishin në gatishmëri të lartë dhe po përgatiteshin për një sulm të mundshëm nga Irani që synonte asetet izraelite ose amerikane në rajon.

“Ne jemi padyshim në një gjendje të lartë vigjilence,” tha zyrtari duke konfirmuar një raport të CNN që thotë se një sulm mund të ndodhë javën e ardhshme.

Një zyrtar i lartë i administratës që foli me CNN tha se SHBA po përgatitet për një sulm “të rëndësishëm” dhe se si Uashingtoni ashtu edhe Jerusalemi besojnë se një përgjigje iraniane ishte “e pashmangshme”.

CBS News raportoi se SHBA-ja mblodhi inteligjencën që tregonte se Irani po planifikon një sulm që do të përfshinte një grup dronësh shpërthyes Shahed dhe raketa lundrimi. Zyrtarët amerikanë që folën për CBS thanë se nuk e dinin kohën dhe objektivin e përgjigjes së parashikuar të Iranit, por raporti tha se pritej të vinte përpara përfundimit të Ramazanit javën e ardhshme.