Raporti i fundit për rastet me COVID-19, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.

Lajme

24/11/2021 14:59

Poashtu janë konfirmuar edhe gjashtë raste pozitive të infektimit me virusin COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar tetë persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 327, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës.
Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727. Në total numri i rasteve aktive është 327./Lajmi.net/