Rangnick konfirmon rikthimin e Varane: Është në gjendje të mirë fizike

Ralf Rangnick ka konfirmuar se Varane do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Manchester United ndaj Burnley.

Sport

07/02/2022 18:16

Varane pati minutat e tij edhe ndaj Middlesbrough, por duket se ai mund të luajë ndeshjen e plotë nesër.

Rangnick ka thënë se francezi është kthyer në gjendje të mirë dhe në një kohë kur skuadra ka shumë nevojë për të.

“Mendoj se ai është rikthyer krejtësisht, duket i kompletuar fizikisht dhe nuk ka më probleme me lëndimet”, ka thënë Rangnick për Varane, transmeton lajmi.net.

“Jam i lumtur që e kam në dispozicion për ndeshjen e nesërme, shpresoj që mund ta kemi në formë të tillë edhe në ndeshjet e mbetura”, ka shtuar gjermani.

Për dallim prej Varane, Rangnick ka bërë të ditur se Lingard e Cavani mund të mos jenë akoma gati për të zbritur në fushë./ Lajmi.net/