Ramush Haradinaj udhëton drejt SHBA-ve, kjo është arsyeja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dje ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Haradinaj udhëtoi drejt Amerikës në një vizitë të paparalajmëruar më parë. Por udhëtimi i tij u konfirmua për lajmi.net nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili. Në një përgjigje me shkrim të AAK-së për lajmi.net bëhet e ditur…

Lajme

18/10/2024 11:03

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dje ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj udhëtoi drejt Amerikës në një vizitë të paparalajmëruar më parë.

Por udhëtimi i tij u konfirmua për lajmi.net nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Në një përgjigje me shkrim të AAK-së për lajmi.net bëhet e ditur se Haradinaj vizitën e tij e fillon sot në Chicago, ku do të qëndrojë me ftesë të Universitetit të Chicagos -“Instituti Pearson”.

Në konferencën e tyre globale, do të flasë për zhvillimet në Kosovë dhe rrugëtimin e Kosovës që nga liria e deri më tani, përcjell lajmi.net

“Po kryetari Haradinaj ka udhëtuar dje për ne ShBA. Vizitën e tij Haradinaj e fillon sot në Chicago, ku do të qëndrojë me ftesë të Universitetit të Chicagos -“Instituti Pearson”, në konferencën e tyre globale, ku do të flasë për zhvillimet në Kosovë dhe rrugëtimin e Kosovës që nga liria e deri më sot. Po ashtu, Haradinaj në Chicago do të takojë një pjesë të komunitetit shqiptar”, pohojnë nga AAK.

Haradinaj vizitën e tij do ta vazhdojë në New York ku do të pritet nga Federata Panshqiptare “Vatra” dhe do të takojë komunitetin shqiptaro-amerikan. Gjatë qëndrimit në New York, ai do të takojë kongresmen dhe zyrtarë tjerë të shtetit.

“Vizitën zyrtare z. Haradinaj do ta përmbyll në Washington ku do të zhvillojë takime zyrtare në tri institucionet kryesore: Pentagon, Departamentin e Shtetit Amerikan dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të tyre.

Duhet theksuar se javë  më parë në SHBA udhëtuar edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë si presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza.

Nga takimet më të lart shtetërore natyrisht që realizoi presidentja Osmani. Ajo u ftua në Shtëpinë e Bardhë për takime me presidentë, zyrtarë të lartë nga shtetet më të fuqishme të botës./Lajmi.net/