Vulin tenton të ikë në Moskë – aeroplani kthehet në Beograd nga Lituania

Aeroplani që duhej të ulej sonte në Moskë kthehet në Beograd, dyshohet se në të ndodheshin Vulin, Bajatoviq dhe Popoviq Aeroplani që sonte ishte nisur nga aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd drejt Moskës është kthyer në kryeqytetin serb. Sipas informacioneve jozyrtare të portalit Nova.rs, në të dyshohet se ndodheshin kryetari i Lëvizjes së Socialistëve, Aleksandar…

Lajme

03/11/2026 23:02

Aeroplani që duhej të ulej sonte në Moskë kthehet në Beograd, dyshohet se në të ndodheshin Vulin, Bajatoviq dhe Popoviq

Aeroplani që sonte ishte nisur nga aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd drejt Moskës është kthyer në kryeqytetin serb.

Sipas informacioneve jozyrtare të portalit Nova.rs, në të dyshohet se ndodheshin kryetari i Lëvizjes së Socialistëve, Aleksandar Vulin, drejtori i kompanisë shtetërore “Srbijagas”, Dushan Bajatoviq, dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP), Nenad Popoviq.

Sipas të dhënave të platformës FlightRadar24, aeroplani është kthyer dhe është ulur në Beograd pak para orës 22:00.

Bëhet fjalë për një aeroplan të tipit Airbus A320, me numër fluturimi JU134, i cili ishte nisur nga aeroporti i Beogradit në orën 18:25.

Në orën 18:48, ai arriti në jug të Lituanisë, ku, sipas të dhënave të platformave për përcjelljen e fluturimeve, ndryshoi drejtimin dhe u nis për t’u kthyer në Beograd.

Sipas informacioneve të Nova.rs, aeroplani kishte arritur deri në jug të Lituanisë, kur ishte dhënë urdhri për kthimin e tij në Beograd, me arsyetimin se bëhej fjalë për çështje sigurie.

Burime të këtij mediumi pretendojnë se urdhrin e kishte dhënë drejtori i sigurisë korporative të aeroportit. Në aeroplan, sipas të njëjtave burime, ndodheshin tre zyrtarët serbë.

Më herët gjatë ditës, kryetari i Partisë Demokratike, Srgjan Milivojeviq, kishte shkruar në rrjetin social X: “Kush është ai që sonte po ikën drejt Moskës me fluturimin e orës 18:30?”.

Vreme pretendon se në aeroportin e Beogradit Vulin po pritet nga një prokuror.