Ramush Haradinaj tregon arsyet pse do të shkojë te presidentja
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lëshuar një deklaratë për medie ku arsyeton qëndrimin e tij pasi pranoi ftesën e presidentes për t’u takuar në një tryezë të përbashkët me liderët e pozitës.

Lajme
Këto janë 6 pikat ku Haradinaj flet për arsyet pse ka pranuar të shkojë në këtë takim.
1. I jam përgjigjur pozitivisht takimit të Presidentes në mënyrë që prezantoj qëndrimin tonë, tashmë të bërë publik e të palëkundur se si të dalë vendi nga kriza institucionale politike.
2. Në këtë tryezë do të kërkoj që të shpërndahet parlamenti dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi kjo për të dalë nga kriza.
3. Poashtu do të kërkoj që zgjedhja e presidentit të bëhet me votë të drejtpërdrejtë nga populli.
4. Do t’i njoftoj akterët e kësaj tryeze se Opozita e bashkuar është e vendosur ta vazhdojë kundërshtimin politik e qytetar deri në përgjigje pozitive për këto kërkesa.
5. Vlerësoj se vetizolimi i udhëheqësve opozitarë nënkupton izolim të kauzës së drejtë e opozitës, e cila duhet të depërtojë çdo kund, duke përfshirë edhe qarqet ndërkombëtare. Ndërkaq vlerësimet e individëve për qëndrimin tim dhe të AAK-së, në raport me këtë tryezë, i konsideroj ose të ngutshme, ose me agjendë.
6. Pavarësisht prej të gjithave, AAK do të mbetet e palëkundur në frontin e përbashkët opozitar të kundërshtimit të degradimit të shtetit!