Ramsey zbulon pse i ‘vodhi’ golin Ronaldon

Aaron Ramsey pranon se i kërkoi falje shokut të skuadrës së Juventusit, Cristiano Ronaldo për vjedhjen e një goli gjatë ndeshjes në Ligën e Kampionëve me Lokomotiv Moskën.

Sport

07/11/2019 11:46

Mesfushori uellsian shënoi golin e parë të sfidës në kryeqytetin rus të mërkurën.

Ai shtyu një top brenda vijave pasi portierit të Lokomotivës, Guilherme i kishte rrëshqitur nga duart një goditje të lirë nga Ronaldo, përcjell lajmi.net.

Ish-ylli i Arsenalit u tha gazetarëve pas fitores 2-1 të Juves: “Mendova se portieri ishte shumë më afër meje dhe kishte një shans të prekte topin dhe mbase ta pastronte”.

“Instinkti im mori përsipër të sigurohej që topi  të kalonte”.

“Unë i kërkova falje Cristianos”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/