Ramsey: Erdha te Juventus për ta fituar Ligën e Kampionëve

Aaron Ramsey ka shpjeguar pse vendosi të transferohet te Juventus.

Sport

12/04/2020 14:45

Ramsey, i cili dikur ka luajtur me skuadrën e Arsenal, vendosi të transferohej te skuadra e Juventus.

Këtë zgjedhje, uellsiani e ka justifikuar me dëshirën e tij për të fituar një trofe të Ligës së Kampionëve.

“Ishte një pozitë e mirë në të cilën isha, por ishte situatë e çmendur asokohe. Askush nuk e dinte çfarë do të ndodhte. Por, një nga aryset kryesore për të ardhur te Juventus ishte të fitoja ligën dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ramsey, transmeton lajmi.net.

“Ata trokitën në derë dhe unë kisha dëshirë të ndihmoja ata për triumf në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar lojtari.

Ramsey i bashkohej skuadrës së Juventus, nga Arsenal, si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij kishte skaduar. /Lajmi.net/