Ramsdale: Synoj të bëhem portieri i parë i Anglisë
Aaron Ramsdale ka thënë se ai ka "besimin në vetvete" për t'u bërë portieri i parë i Anglisë, por e di se së pari duhet të gjejë një mënyrë për të hyrë në ekip.
Sport
23-vjeçari, i cili ende nuk ka fituar një paraqitje të plotë ndërkombëtare, por është ftuar për kualifikueset e Kupës së Botës kundër Andorrës dhe Hungarisë, i’u bashkua Arsenalit nga Sheffield United në gusht dhe ka vazhduar të zëvendësojë Bernd Leno si numri 1 i tyre.
Ramsdale ka pranuar një gol në katër paraqitjet e tij për ‘Topçinjtë’ dhe beson se ai ka mjetet për të fituar dhe mbajtur dorezat e Anglisë.
“Unë kam vetëbesimin se, po, mund ta mbaj pozicionin,” tha ai.
“Para së gjithash, unë duhet të futem në ekip dhe ky është një nga qëllimet e mia për momentin.
“Unë thjesht po përpiqem të mësoj dhe ta bëj atë hap pas hapi, por me kalimin e kohës kjo është një nga aspiratat e mia”, ka përfunduar Ramsdale. /Lajmi.net