Ramos refuzoi kontratën shkaku i pagës, por vetëm dy yje kanë pagë më të lartë se spanjolli te Reali
Real Madridi nuk është duke ia dal të rinovojë kapitenin Sergio Ramos shkaku i kërkesave të larta të pagës që kërkon spanjolli.
Sport
34-vjeçari është të “Los Blancos” që nga viti 2005, por mund të largohet në verë si agjent i lirë, përcjellë lajmi.net.
Ramos është i lirë të negociojë me skuadrat e tjera si dhe të nënshkruajë kontratën paraprake, derisa PSG, United dhe City thuhet se kanë interesim.
Real Madridi thuhet se i ka ofruar rinovim me pagën e njëjtë, pra 312 mijë euro në javë dhe më shumë se ai fitojnë vetëm dy lojtarë, ata janë Gareth Bale dhe Eden Hazard.
Këto janë pagat e dhjetë lojtarëve më te “Los Blancos”:
1.Gareth Bale – 650 mijë euro në javë (gjysma e pagës paguhet nga Tottenhami)
2.Eden Hazard – 400 mijë euro në javë
3.Sergio Ramos – 312 mijë euro në javë
4.Toni Kroos – 210 mijë euro në javë
5.Luka Modric – 210 mijë euro në javë
6.Luka Jovic – 175 mijë euro në javë
7.Karim Benzema – 166 mijë euro në javë
8.Thibaut Courtois – 150 mijë euro në javë
9.Raphael Varane – 150 mijë euro në javë
10.Marcelo – 150 mijë euro në javë./Lajmi.net/