Ramos për momentin mund të largohet verës, ai flet për të ardhmen e tij pas ndeshjes

Sergio Ramos ka biseduar për të ardhmen e tij pas kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Sport

16/03/2021 23:33

Kohët e fundit ka pasur spekulime të shumta se Ramos mund të largohet nga Real Madrid në këtë verë si agjent i lirë, raporton lajmi.net.

Megjithatë, një gjë e tillë akoma nuk është vendosur përfundimisht dhe tani reprezentuesi i Spanjës ka thënë një gjë rreth të ardhmes së tij.

Kapiteni i Los Blancos tha: “”Ende nuk ka asgjë të re në lidhje me zgjatjen e kontratës sime ose negociatat me Real Madrid”.

Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, pra, akoma pa filluar negociatat mes Real Madrid dhe Ramos, ky i fundit mund të largohet falas në afatin kalimtar të verës./Lajmi.net/