Ramadani: Kushdo nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben Qeverisë izoluese të Kurtit

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka komentuar situatën politike dhe formimin e qeverisë së re. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani ka thënë se kushdo  nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben Qeverisë së Kurtit. “Ngërçin institucional të mundshëm duhet ta tejkalojë opozita. Qytetarët kanë…

Lajme

25/03/2025 12:19

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka komentuar situatën politike dhe formimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani ka thënë se kushdo  nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben Qeverisë së Kurtit.

“Ngërçin institucional të mundshëm duhet ta tejkalojë opozita. Qytetarët kanë votuar për Qeveri të re, jo për vazhdim të qeverisjes izoluese”, ka shkruar Ramadani.

Tutje ai ka thënë se opozitarët e deritashëm duhet të ulen dhe bëjnë marrëveshjen për Qeveri të re, pasi në ditët në vijim pritet të jepet verdikti nga Gjykata Supreme.

“Në ditët e ardhshme Gjykata Supreme do të pritet të jep verdiktin mbi ankesat zgjedhore. Pastaj, nëse kjo mundëson Certifikimin e Rezultateve, procesi për ndërtimin e institucioneve duhet të fillojë. Prandaj, opozitarët e deritashëm duhet të ulen dhe bëjnë marrëveshjen për Qeveri të re, Qeveri të stabilizimit të Kosovës”, shkroi ai. /Lajmi.net/