Ramadani dhe Dybala shkëmbyen fanellat në fund të pjesës së parë
Lecce ishte pranë një fitoreje të madhe kundër Romës, në “Olimpico”, ku protagonist në radhët e ekipit puljez ishte pa dyshim Ylber Ramadani, por në shtesë pësoi dy gola brenda tri minutash, për t’u larguar tepër e zhgënjyer nga kryeqyteti italian. Gjithsesi, mesfushori shkatërrues shqiptar (Ramadani) ka për çfarë të gëzohet në këtë sfidë. Në…
Sport
Lecce ishte pranë një fitoreje të madhe kundër Romës, në “Olimpico”, ku protagonist në radhët e ekipit puljez ishte pa dyshim Ylber Ramadani, por në shtesë pësoi dy gola brenda tri minutash, për t’u larguar tepër e zhgënjyer nga kryeqyteti italian.
Gjithsesi, mesfushori shkatërrues shqiptar (Ramadani) ka për çfarë të gëzohet në këtë sfidë. Në fund të pjesës së parë, 27-vjeçari mori trofeun personal: fanellën e Paulo Dybalas.
Ndoshta nga frika se mos sulmuesi argjentinas zëvendësohej, Ramadani e bindi të shkëmbenin bluzat kur skuadrat po shkonin për pushimin mes pjesëve.
Në fakt, në momentin që Dybala i jep fanellën Ramadanit, i kujton që duhet t’ia japë edhe ai të tijën.