Ramadani: Agonia institucionale duhet të marr fund, legjitimimi i elitës politike përmes zgjedhjeve është rrugë e artë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për situatën politike në vend. Ai ka thënë se agonia institucionale duhet të marr fund, pasi sipas tij me muaj të tërë po jetojmë në një agoni të plotë institucionale. “Nuk besoj se ka kush në këtë vend që mendon se nuk duhet…

Lajme

14/09/2026 09:08

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për situatën politike në vend.

Ai ka thënë se agonia institucionale duhet të marr fund, pasi sipas tij me muaj të tërë po jetojmë në një agoni të plotë institucionale.

“Nuk besoj se ka kush në këtë vend që mendon se nuk duhet të ndryshojë gjë. Secila dhe secili, veç e veç dhe në tërësi, janë të bindur se diçka duhet të ndryshojë. Madje, edhe këta që udhëheqin jashtë-kushtetutës. E qartë se secila dhe secili e ka bindjen e vet se si do të dukej ndryshimi. Për këtë, duhet të vendosin qytetarët e Kosovës. Në çdo rast, premisa themelore është përfundimi definitiv i kësaj agonie. Kësaj agonie institucionale të pashembulltë në Kosovën e pasluftës”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se në situata të tilla, legjitimimi i elitës politike përmes zgjedhjeve është e vetmja rrugë e artë!/Lajmi.net/

Postimi i plotë: