Rama – VV’së: Pse e bllokuat projektin e “Ishullit Urban”? Kush po do ta sheh Kosovën si Kandahar?

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me projektet që ai ka thënë se po bllokohen nga Qeveria. Ai ka pyetur VV-në, kush iu ka dhënë urdhër ta bllokojnë Prishtinës, apo kush dëshiron ta sheh Kosovën si “Kandahar”. “Përveç sheshit “Xhorxh Bush”, edhe “Ishulli Urban”, projekt…

Lajme

26/08/2026 09:16

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me projektet që ai ka thënë se po bllokohen nga Qeveria.

Ai ka pyetur VV-në, kush iu ka dhënë urdhër ta bllokojnë Prishtinës, apo kush dëshiron ta sheh Kosovën si “Kandahar”.

“Përveç sheshit “Xhorxh Bush”, edhe “Ishulli Urban”, projekt që lidh 30,000 banorë të Arbërisë me qendrën, u bllokua nga kjo Qeveri!

20 MAJ 2026 – ndalohen punimet.

5 QERSHOR 2026 – miratohet akti ligjor”, ka shkruar Rama.

Ai ka kërkuar nga Qeveria t’i tregojnë qytetarëve të Prishtinës mbi çfarë baze i kanë ndaluar punimet dhe me urdhër të kujt i kanë vendosur shiritat.

“Kujt po i shërben kjo bllokadë? Kujt po i pengon zhvillimi i Kryeqytetit? Dhe kush po don me e pa Kosovën si “Kandahar”? Ne do të vazhdojmë me ndërtu. Për juve ka me tregu historia pse po e bllokoni zhvilimin e Kryeqytetit”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: