Dokumenti “Top Secret 2” në dosjen e Shehollit, Deda: Nuk është shkruar nga dikush që serbishten e ka gjuhë amtare, duhet të zbulohet autori apo autorët e këtij teksti

Analisti politikë, Ilir Deda ka reaguar në lidhje me publikimin e dokumentit “Top Secret 2” në dosjen e spiunazhit të Fatmir Shehollit. Deda në postimin e tij tha se ky tekst nuk është shkruar nga dikush që e ka serbishten gjuhë amtare pasi ka përzirje të dialekteve dhe ka gabime të shumta gramatikore, transmeton lajmi.net.…

Lajme

26/08/2026 09:38

Analisti politikë, Ilir Deda ka reaguar në lidhje me publikimin e dokumentit “Top Secret 2” në dosjen e spiunazhit të Fatmir Shehollit.

Deda në postimin e tij tha se ky tekst nuk është shkruar nga dikush që e ka serbishten gjuhë amtare pasi ka përzirje të dialekteve dhe ka gabime të shumta gramatikore, transmeton lajmi.net.

“Ky tekst më shumë duket si një përkthim i dobët në serbishte të dobët, sesa tekst i shkruar në serbisht. Për mua, autori apo autorët e këtij teksti duhet medeomos të zbulohen në këtë aferën e spiunazhit.”, tha ndër të tjera Deda.

Postimi i plotë:

Teksti “Top Secret 2” NUK është shkruar nga dikush që serbishten e ka gjuhë amtare.

Pikë së pari, ka përzierje të dialektit të ekavicës dhe ijekavicës. Së dyti, përtej gabimeve të shumta gramatikore, ka gabime te rasat, parafjalët, renditja e fjalëve, kohët,  etj.

Për shembull “dole na Kosmet”, “deca i mladih”, “u tuđu zemlju”, “deo Kosmeta izgleda će kao Kandahar”, “kad se to postiže”, “najbogati i najmoćnih šiptari”, “na što vidljiva mesta”, “sa time” etj etj janë të gjitha gabim. Askush që e ka serbishten gjuhë amtare nuk do ti shkruante dhe të gabonte aq shumë në bazëne gjuhës së vet.

Ky tekst më shumë duket si një përkthim i dobët në serbishte të dobët, sesa tekst i shkruar në serbisht.

Për mua, autori apo autorët e këtij teksti duhet medeomos të zbulohen në këtë aferën e spiunazhit./lajmi.net/