Rama thumbon PD-në: Tirana pas zgjedhjeve në 1996 dhe 2025
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes dy fotografive ka thumbuar Partinë Demokratike, pas fitores së madhe që e mori në zgjedhjet e 11 majit dhe pas mbajtjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Në fotografinë e parë të postuar nga Rama i cili këtë herë mori 83 deputetë, shihen trazirat e majit në Tiranë pas…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes dy fotografive ka thumbuar Partinë Demokratike, pas fitores së madhe që e mori në zgjedhjet e 11 majit dhe pas mbajtjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Në fotografinë e parë të postuar nga Rama i cili këtë herë mori 83 deputetë, shihen trazirat e majit në Tiranë pas zgjedhjeve të mbajtura ku tha “Tirana pas zgjedhjeve të 26 majit 1996”.
Ndërsa në fotografinë e dytë, Rama ndau fotografinë familjare të liderëve të Evropës nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian për të cilën tha “Tirana pas zgjedhjeve të 11 majit 2025”.