Rama takon arkitektët e rinj të Prishtinës, flasim për projekte të mëdha dhe kreative për kryeqytetin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me arkitektët e rinj të kryeqytetit, ku kanë diskutuar për projekte kreative dhe shumë të rëndësishme për banorët prishtinas.

Lajme

30/08/2021 17:00

Pas takimit me ta, Rama tha se mezi po pret që t’i jetësojnë këto ide dhe projekte që kanë të bëjnë me vizionin dhe planin e tij për Prishtinën.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:
?Plane dhe ide kreative.
?Të premten, më 27 gusht, në zyrat tona mbajta një takim me arkitektët e rinj të Prishtinës. Me ta biseduam për qytetin tonë, për vizioni që kemi për Prishtinën 2030.
?Unë para tyre shpalosa idetë dhe planet e mia, dhe vazhduam bisedën duke propozuar ide dhe projekte tjera madhore e kreative. Takova njerëz të gatshëm për angazhim dhe bashkëpunim. Mezi pres t’i jetësojmë këto projekte së bashku.
?Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë?