Rama takohet sot në Bruksel me Sekretarin amerikan të shtetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet sot në Bruksel me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Bota

13/06/2021 15:51

Lajmi bëhet i ditur nga burime të Klan News. Sipas këtyre burimeve, takimi mes Ramës dhe Blinken pritet të ndodhë rreth orës 17:30.

Kujtojmë se pak javë më parë, Sekretari amerikan Antony Blinken firmosi vendimin për ta shpallur “non grata” në SHBA ish-Kryeministri Sali Berisha dhe familjarët e tij.