Rama: Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lajmit ku ministrat e Jashtëm të BE-së shtynë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë deri në qershor të vitit 2019, pasi Franca, Holanda dhe Danimarka shprehën rezerva për dy vendet gjatë një takimi të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, në Luksemburg.

Lajme

26/06/2018 21:28

“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE-së, Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar”, shkroi Rama në Facebook.

“Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë.

Një betejë tejet e vështirë u fitua, lufta vijon”, shtoi në postimin e tij kreu i qeverisë.