Rama reagon pas vdekjes së Shemsi Krasniqit: Humbje e madhe për muzikën dhe kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së papritur të Shemsi Krasniqit – Shemit të grupit legjendar “Ilirët”. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se Shemi ishte një artist që nuk i përkiste vetëm skenës muzikore, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe të gjithë qytetit të Prishtinës. Ai…

ShowBiz

22/12/2025 18:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së papritur të Shemsi Krasniqit – Shemit të grupit legjendar “Ilirët”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se Shemi ishte një artist që nuk i përkiste vetëm skenës muzikore, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe të gjithë qytetit të Prishtinës.

Ai theksoi se Shemsi Krasniqi ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur muzika rock përfaqësonte rebelim, shpresë dhe liri.

“Kryeqyteti ka humbur një zë të paharruar. Shemi ishte artist që i dha identitet një epoke të tërë dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare”, ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, duke theksuar se trashëgimia artistike e Shemsi Krasniqit do të mbetet gjithmonë e gjallë në kujtesën kolektive. /Lajmi.net/