Rama pritet nga Macroni, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me presidentin francez Emanuel Macron ku ka marrë pjesë në Paris në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”, një iniciativë e udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare ndaj Ukrainës. Samiti zhvillohet me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me presidentin francez Emanuel Macron ku ka marrë pjesë në Paris në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”, një iniciativë e udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare ndaj Ukrainës.
Samiti zhvillohet me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe në vigjilje të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut, Ditës Kombëtare të Francës.
“Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës dhe në vigjilje të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut”, shkruan Edi Rama në rrjetin social në Facebook.