Berisha për foton me Shehollin: Mendova se ishte mërgimtar, vetëm mërgimtarët e bëjnë shqiponjën
Hisen Berisha, i ftuar në Kosova Live, ka sqaruar fotografinë me Fatmir Shehollin. Berisha ka thënë se nuk e ka ditur se kush është Sheholli, dhe se, ka menduar se ky i fundit ka qenë mërgimtar. ‘’Mirëmëngjesi, a mund ta bëjmë një foto, thash hajt, kur e zgjati dorën, unë mendova se është mërgimtar po…
Lajme
Hisen Berisha, i ftuar në Kosova Live, ka sqaruar fotografinë me Fatmir Shehollin.
Berisha ka thënë se nuk e ka ditur se kush është Sheholli, dhe se, ka menduar se ky i fundit ka qenë mërgimtar.
‘’Mirëmëngjesi, a mund ta bëjmë një foto, thash hajt, kur e zgjati dorën, unë mendova se është mërgimtar po të tregoj drejt, se vetëm mërgimtarët e bëjnë shqiponjën. Absolutisht , dhe pastaj një ditë tjetër, me pyet një mik tha ‘’a e dite kush u kanë ai’’, thash ‘’jo’’.”, ka thënë ai.