Tragjedi në Prizren: Arrestohet 81 vjeçari, dyshohet se e ka vrarë gruan e tij – policia jep detaje
Një 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren, rreth orës 01:30 të së mërkurës. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Pas ekzaminimit, ka lindur dyshimi…
Lajme
Një 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren, rreth orës 01:30 të së mërkurës. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Pas ekzaminimit, ka lindur dyshimi se ajo është vrarë me forcë duarthatë.
Për rastin është arrestuar bashkëshorti i viktimës, 81-vjeçari B.D., i cili pas intervistimit është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.
Trupi i viktimës është dërguar në IML në Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor. Sipas Policisë, çifti nuk kishte pasur raste të mëhershme të raportuara të dhunës.
“Vrasje e rëndë, i dyshuari është arrestuar Më datë 26 gusht 2026, rreth orës 01:30, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në një shtëpi banimi në Prizren është gjetur pa shenja jete një femër 80 vjeçare (L.D.). Në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe ekipi i urgjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në shtëpi është hasur edhe bashkëshorti i saj, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër. Trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor, ndërsa i dyshuari, bashkëshorti i viktimës, rreth 81 vjeçar (B.D.), është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Vlen të theksohet se, sipas evidencave të policisë, çifti nuk ka pasur raste të mëhershme të dhunës të raportuara dhe në momentin e incidentit kanë qenë vetëm në shtëpinë e tyre. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të rastit.”, tha Bytyqi./lajmi.net/