Rama pasi fitoi zgjedhjet: Kryeministri britanik zbarkon i pari në Tiranë, Macron largohet i fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili fitoi edhe një mandat tjetër qeverisës, ka bërë të ditur se nesër i pari lider që zbarkon në Tiranë, është kryeministri britanik, Keir Starmer. Ai u shpreh se vizita e tij, është historike, ndërsa siç theksoi, i fundit që do e lë Tiranën, do jetë presidenti i Francës,…

Lajme

14/05/2025 20:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili fitoi edhe një mandat tjetër qeverisës, ka bërë të ditur se nesër i pari lider që zbarkon në Tiranë, është kryeministri britanik, Keir Starmer.

Ai u shpreh se vizita e tij, është historike, ndërsa siç theksoi, i fundit që do e lë Tiranën, do jetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

”Europa mbarë do vijë e do zbres në këtë shesh duke filluar që nga nesër me tërë udhëheqësit e saj”.

”Kryeministri i Britanisë së Madhe vjen në Tiranë i pari, duke nisur vizitën e tij bilaterale që është e para në histori të qeverisë britanike. Ndërsa presidenti i Francës largohet i fundit, pasi do qëndrojë pas Samitit për një vizitë të dytë bilaterale në Tiranë”.

”Shqipëria e tre ditëve që vijnë, do të jetë në kuptimin e vërtetë të fjalës, qëndra e Evropës”.

”Dhe pastaj do ta nis javën e re me një imazh edhe më të mirë edhe më të fortë, edhe më krenar si Europa e Ballkanit. Që do të jetë burimi i energjive, dhe forca e këmbënguljes tonë edhe për katër vite të tjera me radhë”.