Rama pas protestës: Mos e ktheni Policinë në përgjigje ndaj pakënaqësisë së qytetarëve
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas protestës së mbrëmshme në kryeqytet, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës. Rama ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të situatës, duke thënë se pamjet e protestuesve duke u trajtuar në QKUK janë të dhimbshme dhe se kërkojnë shpjegim e përgjegjësi. “Pamjet duke i rrahur në…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas protestës së mbrëmshme në kryeqytet, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.
Rama ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të situatës, duke thënë se pamjet e protestuesve duke u trajtuar në QKUK janë të dhimbshme dhe se kërkojnë shpjegim e përgjegjësi.
“Pamjet duke i rrahur në shesh e duke u mjekuar në QKUK janë të dhimbshme. Pas secilës pamje është një njeri, një familje e shqetësuar, dikush që doli për të kërkuar drejtësi dhe përfundoi i shtrirë, i rrahur dhe i fyer nga policia e shteti i vet. Këto pamje kërkojnë shpjegim dhe përgjegjësi!”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se pakënaqësia qytetare duhet të marrë përgjigje politike, ndërsa ka kritikuar përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës.
“Pakënaqësia qytetare kërkon përgjigje politike. Gazi lotsjellës nuk e zëvendëson atë. Albin Kurti dikur mbajke ligjërata për xhipat e zinj dhe bërtiste: ‘Pse po frikësoheni nga populli?’. Mbrëmë, ai dhe të gjithë deputetët e tij ikën nga ky popull me qata xhipa të zi!”, ka shkruar Rama.
Rama ka bërë thirrje që Policia të mos përdoret si përgjigje ndaj pakënaqësisë qytetare, duke kërkuar nga institucionet që të marrin përgjegjësi dhe të gjejnë zgjidhje.
“Mos e ktheni policinë në përgjigje ndaj dështimit tuaj politik. Merrni përgjegjësi dhe gjeni zgjidhje. Mandati juaj është për të qeverisur për popullin, jo për ta sulmuar atë me forcë!”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/